Muaji shkurt nisi me reshje që nuk po ndalen, por dita e mërkurë rikthen motin e mirë, dhe 10 ditëshin e parë të shkurtit do të përjetojmë një pranverë të vogël.
Adiola Bani, Meteoalb: Duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi mot me diell deri të dielën, temperature në rritje, krahasuar me fundjavën e shkuar kur kishim temperatura -1, -2 gradë celcius në zonat malore. Në ditët në vazhdim presim që vlerat minimale të ngjiten në 1 apo 2 gradë celcius, gjatë mëngjesit në zonat malore, ndërsa maksimumi gjatë kësaj jave, të paktën deri në fundjavë, ngjiten deri në 17, 18 gradë celcius. Këto temperature jën më të larta se vlerat normale klimatike. Situata e përmbytjeve në Shkodër veçanërisht ku paraqitet e rëndë, ka ardhur si pasojë e reshjeve intensive që nga muaji dhjetor I 2020, më një shkëputje 10 ditore dhe rikthimin e reshjeve.
Gjatë janarit zona veriperëndimore ka marrë thuajse 3 fishin e kuotave mujore për janarin.