Përdorimi i dronëve për shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19, duket zgjidhje ideale për zonat rurale. Firma gjermane “Wingcopter” synon të përdorë eksperiencën e grumbulluar deri më tani me shpërndarjen e vaksinave për fëmijët për të ndihmuar vendet në zhvillim me të ardhura të ulëta të zgjerojnë programet e vaksinimit edhe në zonat rurale. Kreu ekzekutiv i “Wingcopter” Tom Pluemmer, tregon se dronët janë të shpejtë dhe garantojnë kushtet e ftohjes për vaksinat.
“Ne duam të përdorim dronët gjatë pandemisë së koronavirusit për ta shpërndarë më shpejt dhe më të sigurtë vaksinën, duke ruajtur edhe zinxhirin ftohës. Droni mund të niset nga një pozicion dhe më pas të shkojë në disa destinacione“, thotë Pluemmer. Wingcopter ka eksperiencë me përdorimin e dronëve për shpërndarjen e vaksinave të fëmijëve në zonat rurale të Vanatusë. “Së bashku me UNICEF, ne kemi përdorur dronët për të dërguar vaksina të tjera brenda disa minutave në zonat rurale. Ato ishin vaksina për fëmijët dhe tani dijet që kemi mund t’i përdorim edhe për vaksinat kundër, Covid-19“, shton Pluemmer. Vaksinat e zhvilluara deri më tani kërkojnë kushte të veçanta transporti për të ruajtur temperaturën e duhur dhe garantuar sigurinë e vaksinave./e.c.