Shqipja ishte e ftuar së fundmi në “Fit Station” në “News24”, ku ka folur më shumë për kontratën e famshme me “Për’puthen” dhe ska ndalin e bujshëm. Ish-konkurrentja tha se është menduar gjatë para se ta firmoste kontratën dhe se në fillim nuk kishte dëshirë ta hidhte këtë hap.
“Jam menduar dy herë para se të firmosja kontratën e Përputhen. Në fillim fare nuk doja ta firmosja, është 2 faqe. Nuk doja ta firmosja për arsyen e vetme pasi thashë po të dua të largohem nuk do mundem dot. Pasi mendoja se nëse nuk më pëlqente askush atje brenda dhe të më revoltojnë nuk do të mundesha të iki dot. Në kontratë ne paguanim 5000 euro nëse thyenim rregullat e emisionit dhe largimi pa arsye nga emisioni ishte thyerje rregulli”, tha Shqipja duke shtuar se në fakt produksioni nuk i është përmbajtur asnjëherë kontratës, sepse kush ka dashur të largohet ka ikur i lirë.
E pyetur nga gazetarja Çenkuela Hasa, nëse është penduar që u bë pjesë e “Përputhen”, Shqipja u shpreh: “Jam penduar për të vetmen arsye se konkurrentët kanë qenë fallco dhe mbase kam bërë zgjedhje të gabuara aty brenda. Por që kam hyrë në emision, jo”.