Historia e trekëndëshit Andi-Tea-Beart është bërë më interesante se ccdo zhvillim tjetër në vendin tonë dhe teksa protagonistët po dalin një nga një të flasin, aq më shumë shtohen paqartësitë.
Le ta fillojmë nga Andi, i cili pas publikimit të fotove të Teas dhe Beartit, reagoi i shokuar. “Nuk di çfarë të them! Nuk kam fjalë për këtë që sapo ndodhi! Ju kërkoj shumë falje të gjithëve”.
Ndërkohë Tea në videon e saj në Youtube të publikuar në mesnatë, shprehet se një pjesë e produksionit dhe ANDI e dinin lidhjen e saj me Beartin dhe thjesht kanë aktruar në takimet e tyre.
Kthehemi prapë tek Andi, i cili reagoi sërish ditën kur u publikuan fotot, me një postim në Instastory ku tregonte se nuk kishte folur, i frikësuar nga kontratat. “Kam tentuar shumë herë të flas ama ato kontrata e letra janë të frikshme!”
Njëjtë shprehet dhe Tea tek video e saj: “Andi gjithashtu ka qenë në dijeni, por nuk dinte ç’të bënte. Sepse për njerëzit që ishin larguar nga emisioni ishte përmendur gjyqi, gjoba dhe kjo na bëri që të mos kishim kurajo të merrnim vendime”.
Lind pyetja: Po për Fjorelën që u largua nga emisioni pasi gjeti dashurinë jashtë nuk ekzistonte kontrata?!
Pak dritë kësaj historie duket se hedh deklarata e Shqipes: “Programi nuk të detyron të bësh asnjë lloj gjëje, kanë dashur dhe e kanë bërë. Nuk ka një kontratë të atillë”, tha ajo në një video live.
Si përfundim pse po na gënjejnë Tea dhe Andi?!