Shefja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli tha se do të vijojë pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Edhe për dhënien e provimeve në auditor, Rakacolli tha se komiteti i ekspertëve është ende duke diskutuar nëse do të krijohen mundësitë për të shmangur infektimin nga COVID.
” Kjo rritje ka lidhje me moszbatim e duhur të masave për festat e fundvitit. Deri tani situata vijon të mbetet të kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos vazhdimin e ndërprerjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Në lidhje me Universitete po punojmë më ministren e Arsimit për të vlerësuar mundësitë për dhënien e provimeve në auditorë. Do të kemi një vendim së shpejti për këtë”, tha Rakacolli.