Zëvendës-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj ka folur në një intervistë për Fax Neës në lidhje me përmbytjet e fundit që kanë pushtuar vendin, si edhe për ndërtimin e Unazës së re për të cilën deklaroi se dëshira është që projekti të mbarojë përpara afatit. Për sa i përket përmbytjeve, Xhafaj u shpreh se qeveria ka punuar shumë për të pastruar kanalet kulluese. Ai bën dhe një krahasim me qeverinë e Berishës, duke theksuar se sasia e reshjeve të rëna këtë vit është sa dyfishi i 2010-tës, kur u përmbyt Shkodra, duke shtuar se pavarësisht këtij fakti pasojat janë shumë herë më të vogla përshkak të ndërhyrjeve që janë bërë së fundmi.

Sidomos për Bujqësinë, duke qenë se janë shumë zona që janë të prekura. Sot që flasim harta e zonave të mbuluara me ujë është zvogëluar me 5000 hektarë. Duke qenë sëe kemi pasur një përsmirësim të kushteve. Ajo që nuk mohote janë reshjet me intensitet të lartë në 4 javët e fundit. Kjo nuk vihet re vetëm në zonat e përmbytura por edhe në nivelet e kaskadave dhe prurjet e lumit të Bunës që po shkaktojnë një sërë problematikash. Aktualisht kemi të bëjmë mëe një përplasje mes 2 problemesh, njëri ai problemi madhor deri në vitin 2015 vetëm një pjesë e vofgël e kanaleve të kullimit ishin prekur. Nga viti 2015 ka pasur një nisëm të gjërë të qeverisë duke pajisur njësite e pushteti vendor me mjete të domosdoshme për të siguar pastrimin e këtyre kanaleve, që janë shumë të rëndësishme për të ruajtuar thatësirat gjatë përmbytjeve. Është një punë që ende është shqetësuese.

Kemi pasur ditët e fundit dhe rrezikun e rëshitjes së dherave. Fatmirësisht nuk mkemi pasur as një dëm as në jetë as në ekonomi të zgjeruar. Të dyja bashkitë kanë marrë masat pëer të strehuar familjet e rrezikuara . Në Bashkinë Kavajë janë marra masat që të hapen kanalet. Një qytet që deri para 10 vitesh përmbytej i tëri, sidomos pjesa në të djathtë të autostradës. Problematike paraqitet situata më shumë në Rrogozhinë, duke qenë se ka më shumë toka kanë qenë toka të punuara dikur. Janë bërë ndërhyrje madhore në këto 4 javët e fundit dhe do vazhdohet të punohet sapo të qetësohert moti. Për t’u mos u kthyer më në këto situata po merren masat. Kemi inspektuar dhe jemipërpjekur që në çdo moment të jemi në krag të qytetarëve.

Përse po punohet me intensitet në 4 javët e fundit, kur kohë më parë qeverisja ka blerë 60 skllavatorë dhe janë dhuruar dhe 10 të tjerë nga Kina? Pse me kaq vonesë? -Nuk është me vonesë në fakt. Puna e bordeve të kullimit është bnjë punë që vazhdon gjithë kohës. Nuk jemi duke folur për dhjetëra kilometra, jemi duke folur për mijëra kilometra kanale kullimi. Erozioni është një problem që vazhdon në kohë pavarësisht asaj që bëjnë mjetet. Është një fënomen që vazhdon dhe i ndihmuar nga një mot i keq dhe i zgjatur krijon problematika të cilat janë të papritura dhe mjetet kanë nevojë të zhvendosen aty ku emergjenca është më imediate. Në momentin që kjo ka qenë e qartë për ne jemi përpjekur për të ndërhyrë duke pasur fokusin te shpëtimi i jetëve, dhe te impakti i gjëere ekonomik dhe pastaj edhe kontrolli i situatës.

Kemi pasur vetëm javën e shkuar dyfishin e reshjeve dhe prurjeve krahasuar me përmbytjet e 2010 në Shkodër. Nuk jemi në të njëjtën situatë pikërisht sepse kemi punuar. Sigurisht nuk i kemi mbaruar të gjitha kanalet kullimit, por situata ka ndryshuar. Të them idhe një të vërtetë tjetër, në 30 vitet e fundit janë bërë shumë ndërhyrje që sikur zgjidhin por më pas krijohen problematika në vende të tjera. Problematika të cilat duhet të përballemi në momentet kur ato shfaqen.

Zv-ministri u pyet edhe në lidhje me projektin e Unazës së re, duke u shprehur se dëshira është që plani i pjesës nga Sheshi Shqiponja deri të Pallati me Shigjeta të përfundojë përpara afatit, në tetor.

-Duke folur për aksin më të ndjeshëm që është kryqëzimi te Shqiponja. Mund të themi që pjesa më e madhe e infrastrukturës nëntokësore është kryer tashmë. Sigurisht që kushtet e motit kanë ndikuar. Betoni nuk mund të ngriojë ndërkohë që bie shi pa pushim. Siç e tregoi vizita e kryeministrit 3 ditë më parë, puna vijon me intensitet të lartë. Pritshmëria është të mbarojë përpara kohe, dhe të jetë gati në tetor. Për sa i përket pjesës tjetër të akseve, ne jemi duke vazhduar punën për shpronsimet sipas ligjeve, dhe bashkimin e ndërlidhjeve aty ku ka ngecur. Besoj do të jemi në kohë dhe efekti dhe produkti final do të jetë i kënaqshëm për të gjithë.

Duke prekur pak shpronsimet. Ka pasur protesta të shumta nga banorët e kësaj zone pasi nuk ishin dakord për tu larguar, sepse nuk kanë pasur banesat e legalizuara. Si do procedohet për qytetarët që po vijojnë të shpronsohen? -Procedura është përcaktuar me ligj. Nuk është një ligj që kemi shpikur ne. Është ligji bazik i shpronsimit për interes publik dhe zbatohet nga të gjitha vendet e botës. Sigurisht vendet e botës nuk kanë problematikat e shqipërisë, si pasojë e asja batërdisë që është bërë më pronën si përshembull 7501. Çdo gjë po bëhet në konfront me ligjin. Ka një procedurë sesi trajtohet prona. Qoftë për ata që janë legalizuar dhe qoftë ato të cilat pronarët e tyre nuk kanë hyrë në procese. Ne fund të ditës institucvionet funksionojnë në bazë të ligjeve. Në baze të të institucvioneve ngrihet demokracia dhe në demokraci ligji vendos sesi veprohet. Në proceset qe flasim është vepruar në të gjitha rastet sipas ligjit.

Këta qytetarë (banorët e Astirit që nuk i kanë banesat e legazlizuara) janë lejuar të jetojnë në këtë zënë për mbi 30 vite. Ju keni thënë që do t’i jepet bonus qeraje për 3 vite. Po më pas çfarë do të ndodhë me ta? Do të përgjigjen vetë? Nevojave apo do të ketë një skemë të mbështetjes financiare? -Për këtë duhet pyetur bashkia. Ky është një problem social i përdorur politikisht kur i duhej opozitës. Nuk mund të thuash që nuk ka qenë Unaza e Madhe një projekt më shumë se 30 vjeçar. Autoriteti që ka negociaur me ta në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë bashkia e Tiranës. Ky nuk është impakt social i krijuar nga kjo qeveri. Pra qeveria ka verpuar konfront gjithë ligjeve, ashtu siç ka bërë dhe bashkia. Është një plage e krijuar për shkak se pasionet politike kanë shtyre, qeverinë e mëparshme, edhe në veprime të cilat kanë qenë jo vetem jo në konfront me ligjin, por të cilat janë tërësisht jashtë çdo logjike normale, duke i shtyrë drejt zonave ku dihej se do të vinte zhvillimi. Dhe duke i shtyrë edhe gjatë viteve të fundit në përplasje të hapur me instuitucioneve të shtetit të cilat këto 30 vite si e majta dhe e djathta po mundohen t’i ngrenë.