Në komunikimin e vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Shefja e Spitalit Infektiv, prof. Najada Çomo ka bërë një pasqyrim të situatës së shtrimeve në spitale, duke bërë me dije se ka një shtim të numrit të shtrimeve në moshat e reja.
“Kemi shtim të numrit të rasteve të shtruar në spitale. Është shtuar numri i moshave të reja të shtruar në spitale. Kemi forma të rënda të shtrimeve në spitale, shoqëruar dhe me humbje jete. Fluksi i shtrimeve në spitale vijon të jetë i përballueshem por i shtuar në numra. Në terapi intensive dhe subintensive është shtuar numri i pacientëve të shtruar”, tha Çomo
Çomo tha se ekipet mjekësore po punojnë në maksimum, duke bërë thirrje që popullata të zbatojë rregullat e vendosura.
“Garantojmë në nënyrë maksimale angazhimin dhe punën tonë. Qytetarët mund të na ndihmojnë duke mbajtur maskën, duke ruajtur distancimin fizik. Stërmundimit të bluzave të bardha në spitalet Covid, popullata mund t’i përgjigjet me respektimin e rregullave” bëri thirrje Çomo.