Universiteti i Tiranës ka marrë vendimin sa i përket zhvillimit të provimeve të semestrit të parë. Në vendim thuhet se provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online, përjashtim bëjnë disa lëndë specifike që nuk mund të zhvillohen online, të cilat do të bëhen në auditorë pas lejes së Komitetit Teknik.
Në vendimin e firmosur nga rektori i universitetit Artan Hoxha thuhet se në rast se Komiteti Teknik nuk jep leje atëherë këto provime mund të shtyhen. Në pamundësi të zhvillimit të këtyre provimeve brenda këtij semestri do të caktohet një periudhë e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor.
Komiteti Teknik i Eksertëve në mbledhjen e sotme ka vendosur që të vijojë mësimi online në universitete për shkak të situatës epidemiologjike ndërsa pritet që brenda javës të ketë një vendim për sezonin e provimeve të studentëve në auditore.