‘Ka një rritje të numrit të të infektuarve në moshat e 15-24 dhe 25-35 vjeç’, ky është njoftimi i Qendrës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore, që i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të respektojnë masat anti-COVID. Në bazë të shifrave të publikuara, QUKM njofton se është rritur ndjeshëm po ashtu edhe numri i thirrjeve drejt 127. QUKM raporton se vetëm gjatë javës së parë të shkurtit janë regjistruar rreth 18000 thirrje, prej të cilave rreth 4000 thirrje kanë qenë thirrje COVID.

‘Rritja e numrit të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, ka rritur ndjeshëm edhe numrin e thirrjeve drejt 127. Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit janë regjistruar rreth 18000 thirrje, prej të cilave rreth 4000 thirrje kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar mbi 2000 thirrje në ditë, nga te cilat rreth 400 në ditë kanë qenë COVID. Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 3500 misione, rreth 1300 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24 dhe 25-35 vjeç.

QKUM u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numrin unik 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Çfarë duhet të keni parasysh? Qëndroni në shtëpi; Mos përdorni #antibiotikë; Pushoni, ushqehuni, pini normalisht; Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.’- njofton QKUM.