Partia Demokratike dhe të deleguarit e saj politikë nëpër qarqe duket se nuk duan t’ja dinë për masat anti-Covid. Këtë gjë e tregon edhe rasti më i fundit.

I deleguar i PD-së për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu ka zhvilluar takim me militantë të partisë demokratike në kundërshtim me rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtëme Xhelali as që do tja dijë fare për respektimin e distancës apo grumbullimeve jo më shumë se 10 vetë. Mbledhje të tilla masive bëhen vatra infeksioni për qytetarët. (Lexo.al)