Sondazhi i IPSOS për Top Channel është realizuar në periudhën nga data 10 deri në 16 shkurt 2021 dhe janë intervistuar 1.527 votues në 12 qarqet e vendit. Pyetjes kryesore nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, për cilën nga partitë do të votonin, 49.5 përqind e të anketuarve thonë se do të votojnë për partinë socialiste drejtuar nga Edi Rama, e cila në këto zgjedhje garon e vetme. Ndërsa për partinë më të madhe të opozitës, partinë demokratike drejtuar nga Lulzim Basha do të votonin 39.3 përqind e të intervistuarve.

Në vendin e tretë është LSI e drejtuar nga Monika kryemadhi me 5.1 përqind të votave. Sondazhi është kryer para se të shpallej koalicioni opozitar. Ndërsa në sondazh partia e katërt del Nisma Thurje me 1.7 dhe në vendin e pestë Lëvizja Demokratike me 1.4 përqind. Partitë e tjera nuk e kalojnë shifrën një përqind të votave duke nisur me PSD me 0,8 e kështu me radhë.

Në sondazh është bërë edhe pyetja se kush mendonin zgjedhësit se do të fitonte në votimet e 25 prillit. Sipas kësaj pyetje, 44 përqind e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do i fitojë partia socialiste. 24 përqind mendojnë se zgjedhjet do ti fitojë partia demokratike dhe 2 përqind mendojnë se fituese do jetë lëvizja socialiste për integrim. Por ka një shifër të lartë të personave që nuk e dinë se kush fiton që shkon në 24 përqind.