Rreth 56% e qytetarëve shqiptarë mendojnë se kryeministri Edi Rama e ka menaxhuar shumë mirë situatën e pandimisë së koronavirusit.

Konkretisht, sipas sondazhit të gjigantin botëror IPSOS për Top Channel, 38 % e të anketuarve mendojnë se menaxhimi ka qenë “mjaft mirë”, ndërsa 18 janë shprehur “shumë mirë”.

Ndërkohë vetëm 38% e qytetarëve kanë vlerësim negative për kryeministrin, ku 24% e tyre thonë se pandemia është menaxhuar “shumë keq”, ndërsa 14% e tyre janë shprehur “mjaft keq”.

Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS tha mbrëmjen e sotme se

“Dy gjëra, e para që dua të them është se nuk ka diferencë shumë të madhe nëpërmjet grupmoshave, grupeve të shoqërisë, burra apo gram mbi këtë pyetje. Në total, shpërndarja është e ngjashme në të gjitha grupet. Siç u tha dhe nga të ftuarit tuaj, 38% të personave është nivel pozitiv për qeverinë, pra mbi Covidin në veçanti, ka punuar mirë. Në vende të tjera, gjykimi mund të jetë ndryshe”, tha ai.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS) është një nga kompanitë lider të sondazheve në Botë. IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizioneve më prestigjioze, fondacioneve dhe kompanive, më të mëdha ndërkombëtare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm.

IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizoneve më prestigjoze, fondacioneve dhe kompanive më të medha ndërkombetare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm. IPSOS e shohim si partner të Reuters, Bankes Booterore, UNICEF, Forumit Ekonomik Botëror etj për sondazhe dhe hulumtime si: Brexit, përqindja e njerëzve që janë gati të marrin vaksinën apo zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ipsos është themeluar nga Didier Truchot në Paris, Francë në vitin 1975, me qëllimin qe të punojë drejtpërdrejt me klientët e tij.