E deleguara e Partisë Socialiste për Kamzën dhe Vorën, njëherësh Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vorës.
Në fjalën e saj gjatë bashkëbisedimit me qytetarët Spiropali u shpreh ndër të tjera se: Vora është trajtuar si bastion dhe plaçkë për dekada. Më tej ajo bëri me dije se mandatin e tretë qeverisës Vora do ndryshojë rrënjësisht.
‘Në Muçaj dhe Gjokaj me njerëz të mirë që na mbështesin për ta ndryshuar rrënjësisht Vorën e keqqeverisur për dekada, trajtuar si bastion dhe plaçkë. Bashkë mundemi?#punëjogjumë #skakohëpërpushim?’, shkruan Spiropali. (Lexo.al)