Teksa Shqipëria është përfshirë në kthetrat e koronavirusit, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të mos bashkohet dhe sensibilizohet në këtë situatë. Berisha, tha se Edi Rama e ka menaxhuar pandeminë në mënyrën më katastrofike të mundshme. Sipas tij, pandemia ka dalë jashtë kontrollit. Berisha shkruan se situata në spitale është buzë gremine.
Ai ka publikuar shifrat që për ish-kryeministrin, Rama i ka fshehur. Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata shprehen se politikanët vazhdojnë të përdorin pandeminë për interesat e veta dhe Shqipëria ende vuan nga kjo klasë politike prej 30 vitesh.