Pas zërave për një krisje të raporteve me klubin dhe nxjerrjen në shitje të Thomas Strakoshës, Lazio ka reaguar zyrtarisht në lidhje me situatën e portierit të kombëtares së Shqipërisë.

Në një njoftim për mediat, klubi bardhekaltër sqaron se “gardiani” vazhdon të jetë i dëmtuar dhe kjo është arsyeja e vetme pse ai qëndron jashtë skuadrës.