Për ata që e kanë kaluar kovidin, vetëm një dozë e vetme e vaksinës anti-Covid-19 është efektive. Kjo konfirmohet nga dy studime ende të pabotuara ende, nga Qendra e Kërkimit të Kancerit Fred Hutchinson në Seattle dhe Universitetin e New York-ut. Një dozë e vetme e vaksinës Pfizer ose Moderna, krijon imunitet ndaj varianteve të reja të kovidit, thuhet në studim. Një dozë e dytë nuk jep efekte të veçanta, ndaj mund të shmanget. Ky është një lajm vërtet i mirë pasi në këtë kohë që dozat janë të kufizuara dhe të infektuarit janë gjithnjë e në rritje, edhe një dozë e vetme mund të shërbejë. Hulumtimi i parë bazohet në testet e gjakut të një mostre prej dhjetë vullnetarësh, të gjithë të infektuar me Covid dhe të shëruar. Shtatë prej të cilëve u vaksinuan me një dozë të Pfizer dhe tre me një të Moderna. “Vaksina ka rritur nivelin e antitrupave në gjak me mijëra herë”, shpjegon Andreë McGuire, një nga autorët e studimit për New York Times.
“Në testet laboratorike rezultoi që jo vetëm antitrupat e zhvilluar nga të vaksinuarit janë më efektivë sesa ata të atyre që kanë pasur dy doza të vaksinës por jo infeksionin, por gjithashtu që ata janë gjithashtu në gjendje të zhdukin virusi “variant të Afrikës së Jugut”, thuhet në studim./