“Ka shumë gjëra për të cilat mund të flasim. Kishte shumë klube të interesuara, jo vetëm Juventusi. Unë e prisja çështjen e pasaportës, sepse po përpiqesha për të vite me radhë. Vendimi që mora ishte ai që më përshtatej më shumë. Unë do të ndihesha më mirë në një klub që po lufton për gjëra të rëndësishme dhe ndryshimi nuk do të ishte aq radikal, – tha Luis Suarez për “El Transistor”, duke iu kthyer historisë së provimit të italishtes në Perugia, për të marrë nënshtetësinë italiane, që gjithashtu përfshiu Juventusin.
– Kur Barcelona e bëri zyrtare, se nuk kishte më besim tek unë, filluam të flasim për një interes të mundshëm të Atlético Madridit. Personalisht komunikova me Andrea Berta (drejtori sportiv i “colchoneros”), me Simeone dhe presidentin Marín. Iu thashë atyre se deri në momentin që do të largohesha nga Barcelona nuk do të bëja asgjë”.
Pastaj, për periudhën e fundit në Barcelonë, Suarez shpjegoi: “Ato ishin ditë të vështira. Nuk e prisja. Një ditë trajneri më thirri dhe më tha se nuk më llogariste. Unë nuk e pyeta atë pse. Arsyet e largimit? Nuk më shpjeguan asgjë në atë kohë, ishte një vendim i trajnerit dhe bordit. Unë isha në pamundësi për të folur drejtpërdrejt me Bartomeu, avokati im e bëri këtë gjë. Simeone është një nga ata trajnerët që, kur bëhet fjalë për të të bindur, e arrin me sukses falë mentalitetit të tij. Nuk kisha frikë, përkundrazi, isha i sigurt se gjërat do të shkonin mirë për mua”.