Rënia e pandemisë ka ndikuar së tepërmi në ekonominë e ekipeve të futbollit, për të reflektuar edhe në fuqinë blerëse të merkatos. Për të kuptuar saktësisht ndikimin që kishte Koronavirusi në tregun e futbollistëve duhet t’i bazohemi Sistemit të Transferimit “TMS”.
FIFA ka konfirmuar se 2.690 transferime janë rregjistruar në janar, një shifër kjo e cila ka një rënie prej 36.2% krahasuar me janarit e vitit të kaluar. Kjo është shifra më e ulët në gjashtë vitet e fundit. Ajo që është disi surprizuese mund të cilësohet përfshirja e Shqipërisë për herë të parë në dhjetë shtetet e para që kanë pasur më shumë nënshkrime në muajin janar.
Spanja kryeson tabelën me 145 nënshkrime, për të vazhduar me Portugalinë që ka 143 nënshkrime, Anglia me 140 dhe Turqia me 123. Meksika dhe Kolumbia shfaqet përkatësisht me 77 dhe 66 nënshkrime, për t’i lënë vendin Shqipërisë ka bërë 61 nënshkrime të reja.