Surpriza e Rinianit ndaj Anës është komentuar në studion e Për’puthen, ku pjesa më e madhe e konkurrentëve mendonin se Anës nuk i bëri aspak përshtypje sepse nuk shfaqi emocion. Për këtë u justifikua duke thënë se ishte pa qejf dhe kishte gjëra që donte ti sqaronte me Rinianin. Ana: Isha pak pa qejf dhe kisha disa gjëra të akumuluara me Rinianin. Më bëri përshtypje sigurisht, por nuk jam njeri që e tregoj, e mbaj nga brenda të gjitha. Unë e vlerësoj shumë Rinianin për çdo gjë që ka bërë.

Andi: Mendoj që nuk ka pëlqim ndaj Rinianit, përndryshe do të ishte emocionuar e do kishte reaguar. Rinian: Unë nuk prisja që Ana të kërcente e të më hidhej në qafë, por edhe unë prisja një reagim më të fortë. Ishte zero. Arjani: Çfarë prisje ti kur ishit të pispillosur me taka e të llakosur dhe uleni mes zjarrit? Ku ishte romantizmi aty? Nuk ka reagim sepse nuk do.