Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, zgjodhi të mos komentonte deklaratat e ambasadores Yuri Kim në lidhje me deputetin Tom Doshi. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, në “News 24” ai tha se deputeti nuk është pjesë e partisë së tyre dhe kjo gjë i mbetet instancave zgjedhore. Gjithashtu Basha goditi dhe programin e Partisë Demokratike, i cili sipas tij është i ngjashëm me atë të vitit 1996-ë, por vetëm se ndryshojnë aktorët. “PS-ja ndërmori një reformë të rëndësishme politike. Hapja e listave ishte një reformë e tillë. Ne do të nisim këto reforma që rrisin besimin e shqiptarëve tek politika. Unë jam i sigurt që një pjesë e shqiptarëve nuk kanë besim tek parlamenti. Sapo të mblidhet kuvendi i ri do të ngrihet një komision për financimin e partive politike, çdo qindarkë e partive politike të jetë në transparence të plotë”, tha Balla.
Nisida Tufa: Deklaratat e Kim për Tom Doshin? Taulant Balla: E kam thënë pozicionin tim, nuk dua të harxhoj më kohë. Kjo nuk është një çështje që nuk i përket Partisë Socialiste dhe nuk dua të harxhoj asnjë sekondë me këtë. Ne kemi bërë një paketë dekriminalizimit. Janë institucionet që ne kemi autorizuar. Unë kam besim që KQZ dhe prokurori i ri të bëj detyrën
Nisida Tufa: Në një kohë që mazhoranca ka kontrollin e të gjitha gjërave, sa e shëndetshme është kjo për demokracinë? Taulant Balla: Jemi në vitin 2021, mua më ka bërë shumë përshtypje ë në vitin 2021, Partia Demokratike është kthyer në platformën e viti 1996. Atë vit Partia Demokratike thotë që Me ne fitojmë të gjithë, me të njëjtët platformë, por ndryshojnë aktorët. Sali Berisha është prapë, Sudja është Monika Kryemadhi ndërsa Kadriu e gjeni vetë se kush është. Unë mendoj se nuk ka një mendje të shëndoshë sot në Shqipëri racionale që të mos bëj diferencën mes Partisë Demokratike, të mos ketë një praktikë. Partia Socialiste është e vetmja, që ka edhe udhëheqësin e duhur. Ka sot votëbesimin e madh dhe ka programin e vet. Unë dua t’iu them se brenda 15 muajve Shqipëria ka përjetuar tërmetet dhe COVID-in. Në borxhet e përmendura, nuk llogaritej borxhi që ishte fshehur para se të vinim ne në qeveri. I kemi gjetur 740 milionë euro borxhe. Sot jemi në kushtet që kemi një rritjet ë qëndrueshme ekonomike. Unë kam besim që viti 2021 do të jetë shumë i rëndësishëm për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kurimin e plagëve që kanë lënë tërmetet dhe COVID-19.