Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i ftuar në studion e emisionit “Këtë Javë” në “News 24”. Gjatë fjalës së tij, numri 2 i Partisë Socialiste u ndal në shumë tematika, duke nisur që nga problemet e shkaktuara nga moti në ditët e fundit, pritshmëritë e qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit dhe investimet e bëra në këtë qark. “Kjo është rrugë në Librazhd që lidhet me Peshkopinë, është punuar gjatë gjithë ditës. Por është e pamundur ta mbajmë dhe gjatë gjithë natës. Është erë shumë e fort. Meraku im është tek energjia. Por edhe pse është investuar dhe në shtetet e zhvilluara kjo situatë krijon probleme. Greqia e Veriut është në të njëjtën situatë, ata kanë marrë masa tepër të larta. Kushtet e sotme ishin njoftuar prej disa ditësh. Në disa segmente qarkullimi është i vështirë, sepse futen dhe kamionët e mbledhjen. Të gjitha institucionet e bëjnë detyrën e tyre. Kemi pasur raste të emergjencave dhe të karakterit shëndetësore dhe duhet që rrugët të jenë të aksesueshme që sektori publik, ai shëndetësor të jetë në kushte optimale”, tha Balla.
Nisida Tufa: Cilat janë sfidat e qarkut të Elbasanit? Taulant Balla: Përtej kohës së keqe sfidat janë të shumta, në këndvështrimin e çuarjes përpara të pritshmërisë së njerëzve. Në kushtet që jemi përballja me pandeminë merr një rëndësi të veçantë. Bujqësia është një sektor i rëndësishëm, dua të them që edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë, ende shumë fermerë nuk kanë plotësuar kërkesën për të përfituar naftën pa akcizë. Kur flas nafta pa akcizë, bëhet fjalë për një ulje drastike, rreth 8 qind lekë më pak se sa është aktualisht. Unë besoj se është një ndihmesë shumë e madhe për ata që jetojnë në fshat. Unë e përmenda, ka të bëj me punësimin. Është fakt, që në bashkinë Elbasan, por jo vetëm, ka pasur një rritje graduale, sepse është rritur numri i sipërmarrësve në Elbasan. Dikur ish-Metalurgjia, ndërsa sot operojnë një sërë kompanish, të cilat sot eksportojnë me krenari mallra shqiptare. Pjesa më e madhe e fabrikave që operojnë në Elbasan. Ne po shkojmë drejt Shqipëria 1 miliardë euro eksporte. Edhe në kushtet e vitit 2020 me problematika të mëdha, ne ruajtëm trendin e eksporteve. Gjatë vitit 2020 falë investimeve të qeverisë, kemi mbështetur me paga lufte bizneset.
Nisida Tufa: Sfidat që iu përmenda që në krye të herës, a ka diçka që Elbasani nuk e ka realizuar në këto vite. Çfarë e ka penalizuar duke qenë se dhe pushtetin lokal po PS-ja e ka? Taulant Balla: Në një pjesë të bashkive ne qeverisim nga viti 2019-ë dhe bashki si Librazhdi nga viti 2015-ë. Ne po përballojmë sfidat, siç ishte procesi i Rilindjes Urbane. Qytetet shqiptare deri në 2013-ën ishin lënë në harresë. Ky investim kaq i rëndësohem ka pasur një impakt të rëndësishëm. Ndikimi i rilindjes urbane ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e vlerës së metër katror të dyqaneve dhe bizneseve të botës. Dua t’iu them që ne me qeverinë gjermane duam të investojmë në Bashkinë Elbasan. Do të jetë faza e parë 13 milionë euro dhe në këtë këndvështrim do të vazhdojmë dhe në investimin për ujin e pijshëm. Qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë e dinë kush punon dhe kush fle gjumë.
Nisida Tufa: Numri i mandateve për Elbasanin? Taulant Balla: Kam dëgjuar shpesh dhe thonë do të marrim kaq dhe aq. Kjo është në dorë të qytetarëve, i vetmi që nuk gabon në peshoren politike është vetëm populli.
Nisida Tufa: E peshoni çdo ditë këtë tek qytetarët? Taulant Balla: Për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj synojmë jo më pak se 8 mandate, por janë qytetarët ata që vendosin. Unë jam i sigurt që Qarku i Elbasanit do të na japë një votë mbështetëse, por janë qytetarët ata që vendosin. Ne nuk kemi kohë për pushim, duhet të mbyllim dhe reformat që kemi nisur. Sa goditet një korrupsion, sa gjenden fakte, personat që flasin broçkulla janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Si këta njerëz kur goditet procesi gjyqësor, ngrihen për të akuzuar se drejtësia e re është në kontroll politik. Ajo nuk ka asnjë ndasi politike, do të godasë si majtas dhe djathtas.