Ata që kanë motra ose vëllezër dhe kanë pasur apo kanë një marrëdhënie si “Tom & Jerry” me ta, do ta kuptojnë më mirë këtë urim të Bora Zemanit për të vëllain. Motrat dhe vëllezërit janë ata që shpesh s’i durojmë dot, por do të jepnim jetën për ta.

Një marrëdhënie të tillë e ka edhe Bora me Lisienin, i cili sot feston ditëlindjen. Ata kanë treguar shpesh në rrjete sociale që janë tepër të lidhur me njëri-tjetrin.
Urimi i moderatores për të vëllain ishte më i bukuri. Krahas fotos së Lisienit, Bora ka shkruar:

“Zemra ime, shpirti im, gjaku im! Jam e lumtur që të kam në jetën time, që jam rritur me ty (edhe pse të kam nxirë jetën). Të dua dhe sa më shumë rritemi, të dua edhe më shumë,”- shkruan Bora.