Ditën e sotme Tea publikoi në Instagram të gjitha provat që dëshmojnë se produksioni ka qenë në dijeni që në fillim për lidhjen e saj me Beartin. Ajo postoi disa biseda, në të cilat shihet se çfarë ka biseduar me një person brenda stafit.
Asistentja e programit i ka kërkuar Teas në janar të bëj foto me Andin dhe t’ja dërgoj që t’i kenë si material. Ndër të tjera ajo i thotë se donin foto nga nata e Vitit të Ri, që publiku të besonte se ata kishin qenë bashkë. Mirëpo Tea nuk i ka dërguar dhe dëgjohet t’i thotë me një mesazh zanor: “O Leda po unë natën e Vitit të Ri e kalova në Kosovë. Andi ku i dihet ku e ka kaluar. Nuk e kaluam bashkë”.
Sot ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët i kanë kërkuar të tregojë më shumë në lidhje me raportin me Beartin. Ata a kenë pyetur se si ka reaguar gjyshi i saj, kur mori vesh për lidhjen e saj me Beartin. Ajo ka postuar për herë të parë një foto me gjyshin dhe është shprehur se ai e ka pëlqyer shumë djalin nga Kosova.
“Ai e pëlqeu atë”, ka shkruar Tea përkrah fotos. Ajo ka teguar më herët se gjyshi i saj e ka ditur që në fillim se ajo ka qenë e lidhur me Beartin dhe se e ka mbështetur gjithmonë.