Teuta është rikthyer te fitorja ditën e sotme. Durrsakët kanë mposhtur me shifrat minimale 1-0 Apoloninë, duke mbajtur kështu hapin e kundërshtarëve.

Ishte një gol nga distanca në minutën e 77 ai që shpëtoi ekipin e Martinit ditën e sotme.

Bregdetarët i falen një mbrojtësi si Rustem Hoxhaj për të marrë 3 pikët, të cilat e dërgojnë në kuotën e 30 pikëve, 7 më pak se kryesuesit e Vllaznisë.

Në krahun tjetër bregdetarët vijojnë të vuajnë krizën e rezultateve, duke e vështirësuar edhe më shumë luftën për mbijetesë.