Rrjeti social Tik Tok ka marrë vendimin që të bllokojë të gjithë përdoruesit italianë. Duke nisur nga 9 Shkurti, të gjithë do të jenë të detyruar të japin sërish të dhënat e tyre para se të vazhdojnë të përdorin aplikacionin. Sapo të identifikohet një përdorues nën moshën 13 vjeç, llogaria e tij do të mbyllet. Për të qenë të sigurtë në lidhje me këtë, është vendosur që kompania të vlerësojë gjithçka nëpër,jet inteligjencës artificiale.

Pas ndërhyrjes së Garantuesit, nga 25 Janari Tik Tok ka parashikuar futjen direkt në aplikacionin e një butoni që lejon përdoruesit të raportojnë nëse janë nën 13 vjeç. E gjithë kjo do të jetë shtesë e masave aktuale ekzistuese, shkruan TgCom. Kujtojmë se një 10-vjeçare, e identifikuar si Antonella i dha fund jetës duke bërë një sfidë në TikTok. Vajza vd iq në një spital në Palermo pasi u gjet nga motra e saj pesë vjeçare në tualetin e familjes me telefonin e saj celular që u konfiskua nga policia.

TikTok, që është në pronësinë e kompanisë kineze “ByteDance”, tha se nuk kishte mundur të identifikonte asnjë përmbajtje në site-n e tij që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi nxitjen e mundshme të vetëvrasjes. “Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon dhe promovon sjellje që mund të jenë të rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.