Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar ditën e sotme kantierin e punimeve në lagjen 5 maji, në Tiranë. Bëhet e ditur se puna në këtë kantier do të mbarojë për 14 muaj, ndërsa përshkruhet nga qeveria se do të jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri dhe një qendër e dytë e Kryeqytetit.
Në të parashikohet të jenë rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale dhe qendra e IT “Network 42”.