Të dhënat tregojnë për rritjen e agresivitetit të virusi, por konfirmimi nga laboratorët e huaj nuk ka mbërritur ende. Në një intervisitë për Tv Klan, zv/ministrja e Shëndetësisë, njëherësh edhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Eugena Tomini tha se nuk përjashtohet mundësia që rritja e infektimve të ketë ardhur për shkak të prezencës së mutacioneve të reja të Covid.
Mostrat e dërguara në Berlin janë edhe ato të riinfektimeve. “Mund të kemi një qarkullim të mutacioneve britanik dhe Afrikës së Jugut. Dedektimi i rasteve të riinfektimit apo ekspozimit sërish drejt virusit ka bërë që mostrat e personave të riinfektaur apo kanë shfaqur shenja klinike të dërgohen në Berlin”.
Aktualisht Shqipëria ka një transmetueshmëri të shtuar të virusit. “Situata është delikatë për rastet e konfirmuara me Covid-19. Edhe në javët në vijim sipas projeksioneve janë javë kritike delikate për Covid. Në varësi të fluksit, incidencës dhe pozitivitetit të rasteve do hapen edhe spitalet rajonale”.
Tomini thotë se jemi larg imunitetit të tufës jo vetëm në Tiranë por në rang kombëtar. “Kur flasim imunitet tufe flasim. Për imunitet tufe natyral dhe vaksinës. Nuk mund të flasim për imunitet tufe të veçuar kundrejt popullatës”. Deri tani nuk është vendosur për ndryshim të masave nga Komiteti Teknik të Ekspertëve. “Deri në këto momentë nuk ka masa të tjera të shtuara duke parë edhe një incidencë të qëndrueshme pozitiviteti”. Problem mbetet transporti publik dhe bar-restorantet, për të cilat zv/ministrja Tomini tha se janë në monitorim të vazhdueshëm.