Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefiza Topalli përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka ngritur përsëri akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Ajo shkruan se në çdo vend të botës problemi është qeveria, por në Shqipëri përveç qeverisë, skandaleve dhe korrupsionit pa kufi të saj, problemi është vetë drejtuesi i opozitës.
Topalli shkruan se Basha është njeriu që shkatërroi opozitën dhe e përgjysmoi në numra në mandatin e parë, sipas saj ai i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitar, si dhe i fali të gjitha këshillat bashkiak e bashkë më ta të gjitha bashkitë e mandatit të dytë. Ajo shtoi se Basha është ai që për 8 vite nuk rreshti duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën e që tani po hynë si pa te keq ne zgjedhje pikërisht me ER.
“Është rasti politik më i çuditshëm në botë”, shkruan Topalli.
Ajo në fund i bëri apel qytetarëve të votojnë për Lëvizjen për Ndryshim, e cila është partia kundra kryetarëve të tjerë të korruptuar, Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Te dalesh me oferte ose Edi Ramen ose Lulzim Bashen me Monika Kryemadhin dhe Ilir Meten bashke eshte gjeja me e…
Posted by Jozefina Çoba Topalli on E mërkurë, 10 Shkurt 2021