Nga Prof.asoc. Panajot Barka
9 Shkurti është shpallur Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke. Propozimi erdhi nga komuniteti helenë e fillohelenë i Italisë para katër vjetesh dhe celebrohet në mbarë botën. Me menyrën e vet festohet edhe në Shqipëri.
Zyrtarizimi i 9 Shkurtit, si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke, lidhet me përvjetorin e vdekjës së poetit kombëtar të Greqisë moderne, Dhionisios Sollomos. U përzgjodh Sollomosi jo thjesht për faktin se u evidentua si poet kombëtar i historisë se re greke. Por më shumë se me veprën e tij vërtetoi se gjuha e popullit grek e kohës së vet, shek XIX, përbënte një vijimësi të pashkëputur nga gjuha e vjetër dhe kultuara e ndritur greke, ashtu si dhe vet populli grek. Vërtetoi pra, se ajo madhështi e lashtësisë që ndriçoi rrugën e civilizimit botëror, kishte gjetur strehë në shpirtin dhe në gjuhën e popullit grek. Në këtë përceptim Sollomosin do ta konfirmojë akademiku frencez Claude Charles FAURIEL, i cili me 1823, kohë kur poeti grek shkruante Himnin e Lirisë (që u kthye në himnin kombëtar të Greqisë), do të shënonte me entusiazëm për gjuhën popullore greke të kohës së tij se “është homogjene me gjermanishten dhe më e pasur se ajo, ka qartësinë e frengjishtës, është me elokuente se spanjishtja dhe zotëron gjithëçka i duhet për t’u konsideruar gjuha më e bukur e Evropës”!
9 shkurti vjen kështu për të shënuar atë që profësori dhe politikani spanjoll Pedro Olalla shënon me 2012, se gjuha greke luajti një rol të çmuar për të kapërcyer kufijt midis njeriut, natyrës dhe perendive. Ndihmoi në kuptimin e botës, jo thjeshtë si intërpretim naiv, por si mjet që strukturoi logjikën, filozofinë, demokracinë dhe konceptoi realitetin e nocionit të të qenit QYTETAR.
Vjen për të shënuar, atë që njerëz me famë botërore theksuan se gjuha greke nuk ndihmoi thjesht në veshjen gjuhësore të mendimit dhe të arritjeve të shkencës, por shërbeu esencialisht për organizimin dhe strukturimin e tyre, përderisa dhe vet ajo është produkt i arritjeve shkencore siç është matematika, muzika, kozmosi. Që në lindjen e saj ishte identike me civilizimin perendimor të ditëve tona. Është gjuha memë e mendimit abstrakt dhe i të gjitha gjuhëve me alfabete me zanorë. Gjuha më e vjetër nga gjuhët e gjalla si gjuhë e folur dhe e shkruar njëkohësisht. Grekët, nëpërmjet gjuhës ndoshta nuk folën për gjithçka, por janë të parët që folën sistematikisht për gjithçka.
Që në kohën e vet Ciceroni do të thoshte se nëse perenditë flasin, atëherë me siguri përdorin gjuhën greke. Volteri e preferonte si gjuhën e të gjithë popujve. Shkrimtarja e vërbër amerikane Helen Keller do të thoshte se nëse violina është vegla muzikore më e persosur, atëherë gjuha greke është violina e mednimit njerëzor. Gete rekomandimim e vetëm që kishte për studentët e vet, që kërkonin t’i ngjanin atij, ishte të lëxonin dhe të rilexonin vetëm filozofët grekë. Bashkëkohësja jonë akademikja franceze Jacqueline de Romilly shënon se, gjithë bota duhet të mësojë gjuhën greke se ajo na ndihmon parase të gjithash të kuptojmë gjuhën tonë. Në këtë menyrë ajo përbën edhe sot arkivin më të plotë të mendimit dhe të dijes njerëzore, një databases që nuk është kuptuar ende plotësisht.
GJUHA GREKE DHE SHQIPTARIZMI
Ndërkohë, gjuha greke dhe civilizimi grek kanë një marrëdhënie përmanente dhe dinamike me arealin shqiptar. Do të mjaftonte për këtë vetëm fakti se mbi 30 përqind e popullit shqiptar sot mëson dhe njeh gjuhën greke, si mjet i marrëdhënieve të punës, të jetës, të integrimit dhe civilizimit të tyre. Por kjo është fare pak në raporte historike. Kjo, se në themel të traditës së vet arkeologjike dhe civilizuese është gjuha greke dhe kultura grekoromake. Gjuha dhe kultura greke, si gjuhë e Perandorisë më jetëgjatë në Evropë dhe në botë, Byzantit, përbëjnë asetin tjetër themelor të kulturës shqiptare, trupëzuar në të gjithë sistemin bazik fetar të krishterë, sidomos para pushtimit Otoman por edhe pas tij. Të dy këto asete përbëjnë akset bazë të traditës kulturore shqiptare ku mbështet sot turizmi dhe identiteti perendimor i shqiptarëve. Gjuha greke qëndron gjithashtu në themel të gjuhëve që kontribuan në strukturimit të gjuhës dhe kulturës shqipe.
Mjafton të kujtojmë këtu artin e Kadaresë. Sipas shkrimtarit francez Eric Faye, kosmosi Kadarian merr jetë dhe vrull tek antikiteti i lashtë grek. Vet Kadareja krenohet për këtë mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë me kulturën greke në krijimtarinë e tij.
Por mendoj se vlera më e çmueshme e këtij kontributi përbën ngjizja, strukturimi dhe jetëzimi i lëvizjës ideologjike komëbtare shqiptare e njohur me termin Rilindja Kombëtare. Kjo lëvizje adoptoi në themel të vet parimet e lëvizjes Neohelene Greke që nisi dhe u mbrujt në Epir me qendër Janinën, gati një shekull para revolucionit grek të 1821 dhe e frymëzoi atë. Dihet se lëvizja kombëtare greke me qëndër në Janinë, ndryshe nga lëvizjet kombëtare e popujve të tjerë të fyrmëzuara nga iluminizmi Evropian, ndërthuri dy rrymat diametralisht të kundërta ideologjike në Evropë. Romantizmin, si dimesion historik, për të kërkuar një gjenezë vazhdimësie të ndritshme (për grekët ishte Greqia e lashtë), me Iluminizmin, si dimesion ndriçues i mendjës dhe ndërgjegjësues i popullit për këtë traditë si mundësi e vetme për të fituar lirinë. Këto parime u bënë baza dhe të lëvizjës ideologjike kombëtare shqiptare sidomos pas gjysmës së parë të shek XIX. Kjo vinte për shkakun se pothuaj të gjithë personalitetet më në zë të kësaj lëvizjeje ishin nga Jugu i sotëm i Shqipërisë ose kishin studiuar në shkollat e famshme të Janinës. Frashërlinjtë, Vretua, Kristoforidhi, Meksi, Byku (Pyjeu) e shumë të tjerë. Gjuha dhe civilizimi grek përbënin për ta ndërgjegje kulturore deri dhe njehsuese me realitetin helen. Ndikonte në këtë drejtim dhe mendimi i dyanshëm politik për një aleancë greko-shqiptare në formimin e një shteti dualist, kundër perandorisë otomane.
Në gjuhën greke dhe me këtë frymë, nën ndikimin absolut të Sollomos, me stilin e Homerit dhe me argument të theksuar romantik, Naim Frashëri shkroi me 1866 poemën epikolirike “O alithis pothos ton Sqipetaron” (Dëshirë e vërtet e shqiptarëve) që vazhdon të përbëjë ende dhe sot emblemën e nacionalizmit shqiptar. (Poema është e tillë që siguron diakronikisht kende të ndryshme vështrimi, interpretimi e gjykimi). Në gjuhën greke shkroi Jani Vretua poemën e tij për Skendërbeun dhe po greqisht shkruan krijimet e para Kristoforidhi, Noli, Ismail Qemali, Mitko, Veqilharxhi. (Ky i fundit ishte dhe anëtar i “Filiqis Eterias”, kreu i krahut politik dhe ushtarak i Revolucionit Grek). Gjuha greke përbën instrumentin shpjegues dhe përmbajtësor të gramatikave dhe abetarëve, të Vretos, Veqilharxhit, fjalorëve të Kristoforidhit, të Mitkos, të Boçarit. Sipas balkanologës franceze Nathalie Clayer, deri pas viteve 60 të shekullit XIX në diskursin intelektual shqiptar zotëronte mendimi se gjuha greke duhet të ishte gjuha e kulturës dhe letrare për popullin shqiptar si mundësi efektive për civilizimin e tij. Sipas saj në këtë kohë gjuha e shkruar dhe gjuha e dijës për shqiptarët ishte gjuha greke.
Problemi shqiptar në Krizën e Lindjes u promovua përmes shtypit në gjuhën greke me themelues A. Bykun (Pykaio/Pyjaio) me gazetën “Pellasgos” 1860. Po për këtë problem qarkulluan dhe gazeta të tjera në gjuhën greke si ”Elpis” (shpresa) të K.N. Levidhis, “Pandora” etj. Gazetën e vet “Sotiria” (Shpëtimi) Ismail Qemali e botoi në gjuhën greke. Në numrin e saj të parë 1901 ai shkruante se kjo i ishte menyra më e mire për ta promovuar problemin shqiptar në Perendim.
Gramatika e gjuhës greke në shqip dhe alfabeti grek i Vretos u shkruan konform bindjes së tij të parë se shqiptarët ishin degë e heleneve me të cilët ishin perzier. Sipas Kristoforidhit, doket, zakonet dhe veshjet e shqiptarëve në shekuj ishin praktikisht të njëjta me ato të grekeve.
Në numrin 2 të gazetës së tij “Sotiria”, dhjetor 1901 Ismail Qemali shkruante për kontributin ekumenik të civilizimit grek: “Komb me të kaluar madhështor të padiskutueshëm dhe të drejtë aspirimi për një të ardhme të ndritur. … Duke përhapur dhe në skajin më të largët të botës kulturën dhe shkencën në shënjë bamirësie, me të drejtë gëzon mirënjohjen e njerëzimit”
Noli në dy numra e gazetës “Noumas” prill, 1904 dhe mars 1905 nga pozita e një homogjeni grek kritikonte ashpër dhe me ndjenjë faji intelegjencen greke të kohës se nuk ishte shprehëse e denjë e realitetit të lavdishëm të grekeve të lashtë, pasardhës e të cileve ata ishin…
Kjo traditë, pavarësisht nga pesha dhe forma vazhdoi dhe me krijimin e shtetit shqiptar. Eshtë kjo arsyeja që në burgjet e komunizmit gjuha greke konkuronte denjësisht gjuhën shqipe dhe nga ana tjetër janë me qindra dhe më mijra anëtarë të komunitetit grek që kontribuan në civilizimin e popullit shqiptar dhe funksionin e shtetit.
Ky ishte dhe është realiteti i raportëve të helenizmit me shqiptarizmin dhe na jep të drejtën të këmbëngulin edhe një herë se në kohët historike këto raporte shprehnin një realitet që garantonte bashkëjetesë, miqësi, vëllazëri, bashkëpunim një mjedis tolerant dhe multikulturor… më mirë se sot. Se atëherë ajka e mendimit dhe e prosperitetit ishte realisht me objektive dhe më e guximshme se sot.
Këtij realiteti të rallë për nga vlerat, të cilin e mbajnë gjallë ende njerëzit e thjeshtë dhe popujt e të dy vendeve, mundohen t’i imponohen në të kundërtën politika dhe një pakicë që abuzon me gjasëm tituj shkencorë, me aksesin në medja dhe me strehë nacionalizmin e semurë. Por pa kuptuar, përbën një përpjekje objektivisht të dështuar për një identitet tjetër për shqiptarët që konsideron vlera të veta antihelenizmin. Madje, shkohet dhe më tej kur synohet që pas shkëlqimit të kulturës dhe gjuhës greke të kërkohet nënshtresë shqiptare, kur synohet të përvetësdohen arritjet e kulturës dhe civilizimit grek, kur synohet që grekëve të sotëm dhe gjuhës së tyre t’u mohohet vazhdimësia nga lashtësia e ndritur e tyre. (Teori që dështoi me kohë në Evropë)
Në fakt, kjo pakicë, për interesa që nuk identifikohen as me shqiptarët e aq me pak me grekët, kërkon, për llogari të të tjerëve, të mbulojë komplekse faji, por që në fakt natyrshëm prodhon komplekse inferioriteti, pashmangësia e të cilave imponon dhunë dhe shkatërrim vlerash.
Eshtë gjithashtu e paimagjunushme që një popull si populli shqiptar të ketë lidhje kaq të shumta, të gjithkohshme dhe kaq të thella me vlerat e helenizmit, sa asnjë popull tjetër dhe po ashtu si asnjë popull tjetër, lëjon që kjo pakicë të kërkojë që t’i shkulë, t’i mohojë, t’i anatemojë, t’i kundërshtojë, t’i shpallë ato dhe realitetet historike, si antivlera, si kërcenim për identitin e popullit shqiptar. Dhe abuzon serish përderisa cilësitë dhe aftësitë civilizuese të helenizmit i paraqesin si rrezik asimilimi. FUND