Pavioni Covid në qytetin e Elbasanit është hapur pasditen e sotme dhe do t’i shërbejë të gjithë pacientëve të infektuar me Covid-19. Ky pavion është pozicionuar pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit. Para disa ditësh, Top Channel raportoi se janë 81 shtretër kapaciteti i këtij pavioni dhe 25 persona personel shëndetësor të cilët do ti shërbejnë të prekurve nga Covid 19.
Në këtë pavion do të marrin trajtim persona të infektuar jo vetëm nga Qarku i Elbasanit por edhe nga rrethe te tjera të vendit, bazuar në nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë deri në hapjen e pavioneve covid edhe në rrethe të tjera. Përpos 4 spitaleve Covid në Tiranë, me pavionin e dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasani jemi zgjeruar me 3 spitale rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 35 raste të reja në Elbasan dhe aktualisht janë 918 raste aktive.