Mbrëmjen e djeshme, konkurrentja Sindi Loci u rikthye në “Për’puthen” pas një deklarate në rrjete sociale se dëshironte t’i kërkonte falje Julit për debatin e “vajit të Borshit”, produksionit dhe publikut. Mirëpo, pasi u rikthye në emision, Sindi u vendos përballë Julianit dhe nuk vendosi t’i kërkojë falje, por t’i kërkojë llogari për batutën e tij. Debati agravoi në studio mes konkurrentëve dhe Arjan Konomit, teksa opinionisti i kërkoi Sindit të mos përpiqej të hiqte fajin nga vetja duke i kërkuar llogari të tjerëve. Pas shumë “përpjekjesh” dhe kërkesash nga konkurrentët, Sindi i kërkoi më në fund falje Julianit, i cili si përfundim tha se “njerëz jemi dhe s’ia marr për keq edhe nëse s’më kërkon falje”.

Pas transmetimit të emisionit, Sindi ka realizuar një “mini-intervistë” me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht i kanë përmendur edhe batutën e vajit ekstra të virgjër të Borshit, prej të cilës nisi gjithçka. Pasi bëri namin në studio, e quajti këtë koment seksizëm e bullizëm, Sindi ka vendosur të “ndryshojë pllakën”. Ajo ka nisur të bëjë batuta me vajin ekstra të virgjër, teksa dikush i shkruan “Ckemi virgjëreshë”.

“Heyyy jam ekstra e virgjër, vaj Borshi.. po më ofendon tani.” “Meqë qenka batutë dhe po dhurohen shishe vaji… po dua edhe unë një shishe, apo prit se unë isha vetë vaji.”- shkruan më tej ajo. “Vaj ekstra i virgjër Borshi e mësove tani. Mirë që mëson dy llafe por bën dhe si e zgjuar. Kot je.”- i shkruan dikush, ndërsa Sindi ia kthen:
“Ehhh po tani të aktrojmë dhe ne njëçikë se do më dojë më shumë publiku po aktrova.”