Dy ditë më parë u përfol se Salsano Rrapin dhe Eneda Tarifën nuk do i shohim në sezonin e ri të “Portokallisë”. Top Channel njoftonte se kanë nisur audicionet për aktorë të rinj për t’iu bashkuar spektaklit…Por edhe moderatorë. Sot Eneda e ka konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në Instagram, ku shkruan rrugëtimi i saj në “Portokalli” ka përfunduar.

Eneda tregon se tani e tutje do të jetë e fokusuar tek projektet muzikore.

“Te dashurit e mi, miq real e virtual. Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale. Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend.

Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti… Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Ju dua të gjithëve”, shkruan Eneda.