Nëse pëlqen një Dash-Kujdes, mos zgjo xhelozinë tek ai, por joshe. Përdor të njëjtën metodë, atë që funksionon që në herën e parë. Dashi nuk i do ndryshimet.

Nëse pëlqen një Dem-Demi ka një predispozitë të lindur për të shijuar aspektet materiale të jetës. I pëlqen gjërat e bukura, edhe nëse janë të thjeshta ose të lira. Është i vëmendshëm ndaj një tryeze të mbushur plot.

Demi i kushton shumë vëmendje pamjes fizike, ndaj bëni kujdes për t`u dukur gjithmonë bukur.

Binjakët-Binjakët duan humor të mirë. Mos e bëj xheloz dhe lëre të lirë.

Gaforrja-I ndjeshëm! Kjo është fjala e parë që e përkufizon. Dhe e fundit gjithashtu. Kështu që trajtoje me delikatesë se mund të mërzitet për çdo gjë.

Luani-Për të fituar një Luan është më e thjeshtë nga sa e ke menduar. Bëje thjesht të ndihet i rëndësishëm.

Virgjëresha-Darkoni së bashku. Dhe bëni kujdes me mirësjelljen. Për Virgjëreshën është shumë e rëndësishme.

Peshorja-Burri Peshore është në kërkim të ekuilibrit dhe harmoni. Krijoni romanticitet. Është i rëndësishëm.

Burri Akrep-Me karakter të fortë, jo gjithmonë i hapur dhe disponibël. Por zotërues. I vëmendshëm ndaj çdo joshjeje. Mos humb asnjë rast.

Shigjetari-Të pëlqen një Shigjetar? I apasionuar pas pushimeve dhe risive, dy pikat kyçe për ta bërë për vete.

Bricjapi-Mos u trego mendjelehtë dhe ji i matur. Është shumë e rëndëishme që të kesh durim si fillim. Me Bricjapin s`është i lehtë fillimi.

Ujori-I hapur dhe funny. Nëse burri që doni është Ujor, ka dy mënyra për ta bërë për vete.

Peshqit-Romantik dhe i pasigurt. Peshqit është shenjë e ndjeshme, edhe pse jo aq sa Gaforrja. Rëndësi shumë ka kontakti i parë.