Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar pas vlerësimit të Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kampion Kundër Korrupsionit”. Në një postim në Twitter Calavera uron Dvoranin për përzgjedhjen si ‘kampion kundër korrupsionit’.
Calavera shkruan se guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësore për përparimin në luftën kundër korrupsioni, ndërsa shton se BE do të mbështes Shqipërinë për të forcuar shtetin e së drejtës. “Urime! Guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësore për përparimin në luftën kundër korrupsionit. BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për të forcuar shtetin e së drejtës, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të vendosur baza të begata për zhvillimin ekonomik”, shkruan Calavera.