Vaksina anti-COVID britanike AstraZeneca do të testohet për herë të parë tek fëmijët nga mosha 6 deri në 17 vjeç. Studiuesit do të shqyrtojnë 300 raste të ndryshme vullnetarësh të cilët do të marrin dozën e vaksinës anti-COVID për të parë efektshmërinë e saj te fëmijët.

“Ndërsa shumica e fëmijëve janë imunë nga koronavirusi, është e rëndësishme të kemi siguri ndaj efektivitetit të vaksinës te fëmijët.”, tha pediatri dhe kryeinspektori i provës së vaksinës Andreë Pollard.

Provat e para të vaksinës AstraZeneca do të fillojë javën e ardhshme. “Ekziston mundësia që të kemi disa vaksina anticovid të licencuara për fëmijë deri në fund të vitit.”, tha Pollard. Pediatri shtoi se ka prova që COVID-19 mund të shkaktojë vdekje dhe sëmundje të rëndë te fëmijët, por që kjo është e rrallë.

“Pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim të thellë negativ në arsimimin, zhvillimin shoqëror dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve. Prandaj është e rëndësishme të mbledhim të dhëna mbi sigurinë dhe përgjigjen imune ndaj vaksinës sonë për koronavirus në këto grupe moshe, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë potencialisht nga përfshirja në programet e vaksinimit në të ardhmen e afërt.”, shtoi doktori.

AstraZeneca është një ndër vaksinat e aprovuara për efektshmërinë e saj nga EMA për Bashkimin Evropian. Si një pjesë e kompanive farmaceutike edhe AstraZeneca ka hasur probleme në prodhimi duke shkaktuar vonesë në dërgime në vendet e BE-së, e si pasoje edhe fushatat e vaksinimit janë ngadalësuar.