Autoriteti shëndetësor francez “Haute Autorite de Sante” ka rekomanduar që vetëm një dozë e vetme e vaksinës kundër Covid-19 duhet të administrohet tek njerëzit që ishin infektuar më parë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “HAS” tha në një deklaratë se njerëzit e infektuar më parë mbajnë një “memorie imune” që kërkon vetëm një dozë të vetme.Me këtë, Franca bëhet vendi i parë që bën një rekomandim të tillë.
“Doza e vetme e vaksinës do të luajë kështu një rol kujtues”, shpjegon Autoriteti i Lartë për Shëndetin (HAS) në opinionin e tij, i cili ende nuk ka marrë miratimin e qeverisë.