Vaksina anti-COVID e Pfizer/BioNTech është duke funksionuar edhe te variantet britanike dhe jug-afrikane të koronavirusit. Kjo sipas një hulumtimi, të publikuar në revistën “Nature Medicine”.
Në laborator është treguar, se gjaku i 20 personave të vaksinuar ka neutralizuar variantet britanike dhe jug-afrikane të koronavirusit. Mirëpo, thuhet se duhet kuptuar edhe më tepër për ndikimin e vaksinës kundër varianteve.