“Të dhënat e para treguan se vaksina ka efikasitet të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë të shkaktuar nga mutacioni i koronavirusit të Afrikës së Jugut i emërtuar si B.1.351” Vaksina kundër COVID-19 e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it dhe AstraZeneca është më pak efektive kundër llojit të mutacionit të koronavirusit që është vërejtur në Afrikën e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga AstraZeneca thuhet se “Të dhënat e para treguan se vaksina ka efikasitet të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë të shkaktuar nga mutacioni i koronavirusit të Afrikës së Jugut i emërtuar si B.1.351”. Por, aktiviteti i antitrupave të krijuar nga vaksina, thuhet se siguron mbrojtje ekuivalente me vaksinat e tjera kundër sëmundjes më të rëndë nëse koherenca e dozës aplikohet veçanërisht në periudhën 8-12 javë.
Më tej bëhet e ditur se vaksina ka filluar të përshtatet me mutacionin e Afrikës së Jugut dhe nëse është e nevojshme dorëzimet do jenë të gatshme në vjeshtë. Prof. Sarah Gilbert e cila është në krye të ekipit që zhvillon punimet për vaksinën kundër COVID-19 në Universitetin e Oxford-it, në një deklaratë për BBC tha se “Ndoshta nuk do të mund ta zvogëlojmë aq shumë numrin e rasteve, por nuk do të shohim vdekjet, shtrimet në spital dhe të sëmurët rëndë”.