Neymar dhe PSG pritet të vijojnë bashkëpunimin. Braziliani, duke para pamundësinë që Barcelona ta rikthejë në La Liga, prej kohësh kishte nisur të shfaqte shenja dashurie ndaj kampionëve të Francës.
Madje, sikurse kishin raportuar mediat më parë, ai ishte gati të nënshkruante me të njëjtën pagë. Marcelo Bechler raporton se rinovimi i Neymar me PSG do të konkretizohet brenda kësaj jave. Në një postim në “Twitter” ai shkruan:
“Neymar është shumë afër rinovimit me PSG-në. Hapat janë ndërmarrë tashme dhe marrëveshja është drejt konkretizimit. Mund të jetë zyrtare këtë javë, edhe pse PSG nuk e njofton për shkak të strategjisë së zgjedhur”.