Barcelona ka marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Alaves dhe është ngjitur në vendin e dytë të La Liga-s, duke parakaluar Real Madrid falë një diference më të mirë golash.

Protagonisti i ndeshjes së Camp Nou ka qenë Leo Messi, autor i dy golave të mrekullueshëm. Dy gola edhe për sulmuesin e ri Trincao. Junior Firpo ka realizuar golin e pestë, ndërsa Rioja ka qenë autori i golit për miqtë. Protagonist edhe Griezmann, me dy asistete e dhënë për golin e katërt dhe të pestë të katalanasve.