Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin e PD-së për energjinë. Gjatë prezantimit të tij Basha ka bërë premtimin ‘fantazmë’ të rradhës duke thënë se do të ngrinte Bursën Shqiptare të Energjisë, që në fakt është tashmë e themeluar që në tetorin e vitit të shkuar. Gafën e Bashës i cili i merr shqiptarët për budallenj pa u informuar dhe pa asnjë lloj verifikimi për realitetin shqiptar, e ka publikuar Partia Socialiste në një video ku tregon që Bursa Shqiptare e Energjisë është ngritur që vitin e kaluar. Në videon e publikuar në faqen zyrtare të PS në Facebook shkruhet: Luli bën gjetjen e radhës, do krijoj bursën shqiptare të energjisë! Siç duket ka qenē në gjumë ditën që Bursa Shqiptare e Energjisë u themelua. 

Ky nuk është  premtimi i parë bosh i kryedemokratit në lidhje me programin e PD për zgjedhjet e ardhshme pasi të njëjtin gabim Basha e ka bërë edhe kur prezantoi programin e turizmit ku ‘mburrej’ që taksën e turizmit do ta ulte deri në 6%, ndërkohë që ky premtim tashmë është i realizuar nga qeveria aktuale.

Lajmi i plotë: https://lexo.com.al/2021/02/12/taksen-6-do-ta-ulim-do-ta-bejme-6-rrjeti-tallet-me-bashen-aq-eshte-tani-zemra-video/