Konkurrenti i Përputhen, Edison Ramhoxha është filmuar në shoqërinë e ish-banores së Big Brotherit, Fjorentina Halilit. Dyshja janë filmuar në momente private, duke pirë verë dhe duke u puthur në buzë.

Menaxheri i famshëm i VIP-ave, Xhani Demika, i cili duket se ka darkuar me to, ka publikuar video të tyre në Instastory.

Demika e ka shoqëruar videon me një “zemër”, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka diçka. Kujtojmë se Edisoni u bë pjesë e ‘Përputhen’ rreth tre javë më parë, ndërsa Fjorentina në muajin nëntor të vitit që lamë pas deklaroi se është në një lidhje.