Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot mëngjesin me një video nga puna në kantierin e ndërtimit të aeroportit që po ndërtohet në Kukës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë thekson se puna për ndërtimin e aeroportit vazhdon.
“MIRËMËNGJES dhe me punën që vazhdon për përfundimin e Aeroportit të Ri Ndërkombëtar në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa e shoqëron videon me muzikë popullore.