Fushata tashmë ka nisur dhe të gjithë përfaqësuesit e partive politike janë shpërndarë në zonat e tyre elektorale për të zhvilluar takime me qytetarët. Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Berat , Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat demokrate në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim në dukje motivues por që po bën xhiron e rrjetit si video gazmore. Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por ndoshta nga “gafat” e thëna në atë takim, u detyrua shumë shpejt ta fshijë.
Siç dëgjohet në videon e mëposhtme Alizoti me sinqeritet tregon filozofinë e PD-së, që në rast fitoreje premton vende pune dhe oferta të mira për demokratët në të kundërt të rinjtë do të mbeten pa asnjë pare në xhep. Nga ana tjetër Alizoti është i sigurt që Kryeministri Rama është shumë përpara PD-s dhe shprehet: Situata është kritike. Nga pamjet e mëposhtme gjithashtu dallohet që i ‘deleguari’ i PD-së në Berat është shkelje të aktit normativ, në një hapsirë shumë të vogël ka mbledhur dhjetra persona.
Por nuk mbaron me kaq, videoja skandaloze e Alizotit ku gjatë fjalës së tij Alizoti shprehet si me poshte.
View this post on Instagram