Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka ndarë lajmin e mirë për lindjen e trinjakëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, duke ftuar qytetarët të zbatojnë rregullat antiCovid dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme, në kushtet e vështirësive, si pasojë e motit.

Trinjakët përfitojnë menjëherë 360,000 lekë të reja bonus. Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40,000 leké për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Postimi i Ministres Manastirliu: Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Alteo, Arsli dhe Alesia ??? shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ju uroj javë të mbarë dhe ju ftoj të tregoni kujdes për zbatimin e rregullave antiCOVID #maskë, #distancë, #higjienë dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme❄️????

#RuaniShëndetin??

Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Alteo, Arsli dhe Alesia ??? shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha…

Posted by Ogerta Manastirliu on E hënë, 15 Shkurt 2021