Ndodh rëndomë në Shqipëri që vështirësitë të cilat i sjell natyra të përdoren për kapital politik. Këtë gjë ka bërë në mënyrë permanente Partia Demokratike.

Mirëpo sot niveli i manipulimit e keqpërdorimit prej opozitës ka tejkaluar kufijtë e njerëzores. I tillë është rastu i Drejtuesit elektoral të PD-së në Dibër, Xhelal Mziu.

Sipas Mziut një qytetar i cili banon në Arrës të Dibrës ndodhet aktualisht në gjendje kritike për jetën dhe nuk po i ofrohet asnjë ndihmë.

Mirëpo e vërteta është se Xhelal Mziu ka zgjedhur një militant partie për të mashtruar qytetarët duke e shtrirë atë në dëborë me idenë se shërbimet shëndetësore nuk kanë marrë masa.
Shërbimet shëndetësore dhe spitalore në Arrës bëjnë me dije se nuk ka asnjë të sëmurë që ka mbetur në dëborë. (Lexo.al)