Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me krye-komisionerin Ilirjan Celibashi.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga, raporton se takimi ka zgjatur rreth 60 minuta. Ky është takimi i dytë brenda një kohë të shkurtër që Yuri Kim zhvillon me Kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.
Kujtojmë se na ndajnë 60 ditë nga datat e zgjedhjeve ndërkohë ambasadorja amerikane ka shtuar thirrjet kohët e fundit ndaj partive politike për lista të pastra.