Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Ecuria jo shumë pozitive e skuadrës madrilene në këtë sezon ka bërë që në Spanjë të qarkullojnë zëra për një lamtumirë të parakohshme të francezit nga kampionët aktualë të La Ligas, edhe pse kontrata aktuale e Zidane me Los Blancos skadon në verën e vitit 2022.
Sëfundmi mësohet se Zizou është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit. Momentalisht në krye të bardhezinjve është Andrea Pirlo dhe një sezon i dështuar do e komplikonte të ardhmen e tij.
Zidane me Realin ka fituar disa herë trofeun e Champions League, një fiksim i Juventusit prej vitesh. El Chiringuito raporton se nuk është vetëm klubi nga Torino që e do Zidane për stolin. Opsioni tjetër për të është kombëtarja e Francës, si pasues i Didier Deschamps. Federata Franceze e Futbollit po e mendon diçka të tillë, dhe ish-mesfushori kampion Bote me Francën në 1998-ën është trajneri ideal për të zëvendësuar Deschamps.