Shpeshherë ndodhemi përballë një personi që e kemi të pamundur ta bindim apo t’i ndryshojmë mendim dhe në fund dorëzohemi se nuk ka zgjidhje tjetër. E gjitha kjo ka një shpjegim, ndodh sepse disa shenja horoskopi janë më kokëforta dhe më të vështira për t’u bindur se disa të tjera, prandaj situata me ta bëhet e vështirë.

Gaforrja-Njihet ndryshe edhe si një nga shenjat që ndryshojnë më shumë. Ajo përjeton keqkuptime edhe për shkak se shenjat e tjera nuk ia ndjekin dot ndryshimin e papritur emocional dhe nuk ia kuptojnë si e ka humorin.

Akrepi-E adhuron intimitetin dhe kërkon t’i mbajë gjërat për vete. Të mbështjellë në mister, të lindurit e kësaj shenje e kanë vetë tendencën që të mos kuptohen.

Bricjapi-Nuk kërkon gjithmonë të integrohet. Për këtë arsye, në disa situata mund edhe të mos kuptohet siç duhet nga ata rreth e qark tij që nuk gjenden në një mendim.

Ujori-E sheh botën ndryshe nga të tjerët, idetë e tij janë zakonisht unike sepse kanë një gjuhë të vetën. Ka mënyrën e vet të të menduarit dhe nuk i justifikohet njeriu.