Larissa Olenicoff, një grua aventuriere nga Kalifornia, ose siç njihet ndryshe “The Blonde Gypsy”, është kthyer në një ndër blogeret e udhëtimit më të njohura për Ballkanin ku Shqipëria ka një peshë të veçantë për të. Falë faqes së saj të Instagramit dhe faqes ueb të internetit, aventurat e saj të shumta nga udhëtimet e pafundmë, janë bërë burim inspirimi për shumë njerëz për të vizituar Shqipërinë të cilën e ka promovuar në shumë raste. Në rubrikën e “IntoAlbania”, ajo jep 10 sugjerime për turistët që vizitojnë Shqipërinë, transmeton lexo.com.al.

Ata janë:

Qyteti i preferuar shqiptar: Tirana.

Vendi i kulturës: Shkodra.

Vendi i natyrës: Nga maja e gadishullit të Karaburunit deri në Llogara.

Pjata e preferuar: Tavë kosi me mish qengji.

Eksperienca në natyrë: Alpet shqiptare.

Kënaqësi e veçantë: Rakia.

Vendi që të ka lënë pa fjalë: Plazhi i Palasës.

Vendi i nënvlerësuar që të pëlqen më tepër: Korça.

Vendi urban i preferuar: Lokal në Pedonalen e Tiranës.

Vendi i duhur për foto instagrami: Berati./Lexo.com.al/e.c.